Agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të u ndaluan të punojnë në zonat e operacionit në Niger
2023-09-02 15:08:36

foto/VCG

foto/VCG

Agjencive të OKB-së dhe organizatave joqeveritare u është ndaluar të punojnë në zonat e operacionit ushtarak në Niger, bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se vendimi vjen për shkak të situatës aktuale të sigurisë dhe angazhimit të vazhdueshëm operacional të Forcave të Armatosura të Nigerisë, përcjell “Xinhua”.

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

Nigeri ka vuajtur, në disa nga zonat e tij kufitare, mizoritë e organizatave terroriste, duke përfshirë grupe të armatosura dhe kriminelë që kanë kontrolluar rajonin jugor të Libisë që nga përmbysja e regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011. Ka edhe grupe terroriste me bazë në Malin verior. 

Vitet e fundit, një qendër e re pasigurie është shfaqur në ekstremin jugperëndimor të Nigerit, një rajon i njohur si "tre kufijtë" (Niger-Mali-Burkina Faso), ku grupet terroriste shpesh kryejnë sulme vdekjeprurëse që synojnë popullsinë ushtarake dhe civile. (Irma)