Studiuesit: “Një brez, një rrugë” nxit zhvillimin e infrastrukturës, tregtinë dhe investimet në Kamboxhia
2023-09-02 15:59:54

foto/VCG

foto/VCG

Iniciativa e Kinës “Një brez, një rrugë” (BRI) ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e infrastrukturës në Kamboxhia, një prej komponentëve kryesorë për të mbështetur tregtinë dhe për të tërhequr investime, deklaroi Kin Phea, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kamboxhias, nën Akademinë Mbretërore të Kamboxhias, shkruan “Xinhua”.

Sipas tij, përmes kësaj nisme, Kina ka mbështetur një numër të madh projektesh në Kamboxhia, të tilla si rrugët kombëtare, urat e lumenjve, autostradat e shpejta, hidrocentralet, zonat e posaçme ekonomike, aeroportet, portet dhe një stadium kryesor.

foto/VCG

foto/VCG

Ai theksoi se Zona e Posaçme Ekonomike Sihanoukville (SSEZ), një projekt kryesor në Kamboxhia nën nismën kineze, ka krijuar dhjetëra mijëra vende pune për vendasit dhe ka kontribuar në nxitjen e rritjes së eksporteve të mbretërisë.

“Nisma, së bashku me Partneritetin Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) dhe Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kamboxhia-Kinë (FTA), do ta ndihmojnë Kamboxhian të arrijë vizionet e saj për t'u bërë një vend me të ardhura mesatare të larta deri në vitin 2030 dhe një vend me të ardhura të larta deri në vitin 2050”,- tha ai.

Sipas tij, nisma “Një brez, një rrugë” është një formësues efektiv i një rendi të ri global dhe është një forcë e re globale e paqes, sigurisë, stabilitetit, zhvillimit, prosperitetit dhe harmonisë.

foto/VCG

foto/VCG

Ai theksoi se kjo është një nismë globale që do të ndërtojë një Rrugë Mëndafshi të paqes drejt globalizimit ekonomik, më të gjallë, më të hapur dhe më të qëndrueshme. (Irma)