Shtëpia e Bardhë shpreh mbështetje për reformat anti-korrupsion në Ukrainë
2023-09-02 16:51:40
foto/VCG
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u takua sot me një delegacion të përbërë nga drejtuesit e institucioneve anti-korrupsion të Ukrainës, përfshirë drejtorin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit, Semen Kryvonos, Prokurorin e Posaçëm Kundër Korrupsionit, Oleksandr Klymenko, si dhe Kryetaren e Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit, Vira Mykhailenko, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët diskutuan për progresin që ka bërë Ukraina në luftën kundër përfitimeve të paligjshme dhe për ruajtjen e autonomisë së institucioneve jetike qeveritare.
Zoti Sullivan theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe të paanshme të zbatimit të ligjit dhe të gjyqësorit për shoqëritë demokratike.
Lajmet Kryesore