Xi Jinping njofton masa për zgjerimin e hapjes së sektorit të shërbimeve
2023-09-02 18:46:42

Kina do të hapet më gjerë në fusha të tilla shërbimesh si telekomunikacioni, turizmi, drejtësia dhe aftësia profesionale, tha të shtunën presidenti kinez Xi Jinping.

Presidenti Xi Jinping njoftoi një seri masash për zgjerimin e hapjes së sektorit të shërbimeve gjatë mbajtjes së videofjalimit të tij për Samitin e Tregtisë Globale në Shërbime të Panairit Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë në Shërbime (CIFTIS) 2023.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Për ta bërë mjedisin e saj të zhvillimit më të hapur dhe gjithëpërfshirës, Kina do të zgjerojë rrjetin e orientuar globalisht të zonave të tregtisë së lirë me standarde të larta dhe do të angazhohet në mënyrë aktive në bisedimet për listën negative për tregtinë e shërbimeve dhe investimeve, tha presidenti Xi.

Zona e integruar kombëtare e demonstrimit të Kinës për hapje më të madhe në sektorin e shërbimeve si dhe zonat pilot të pranueshme të tregtisë së lirë dhe porti i tregtisë së lirë do të jenë të parat që do të harmonizojnë politikat e tyre me rregullat e standardeve të larta ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare, tha presidenti.

foto/VCG

foto/VCG

“Ne do të zgjerojmë aksesin në sektorin e shërbimeve të Kinës, do të avancojmë hapjen në tregtinë e shërbimeve ndërkufitare në një mënyrë të rregullt, do të përmirësojmë nivelin e standardizimit të tregtisë së shërbimeve dhe do të zgjerojmë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale." - tha Xi.

Vlera tregtare e shërbimeve të Kinës u rrit 8.1 për qind nga viti në vit për të arritur në 3.67 trilion juanë (rreth 511.2 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë.

foto/VCG

foto/VCG

Me temën "Hapja udhëheq zhvillimin, bashkëpunimin dhe të ardhmen me përfitime të ndërsjella", “CIFTIS 2023” po mbahet në Pekin nga 2 deri më 6 shtator dhe përmban mbi 200 aktivitete të ndryshme, duke përfshirë forume, negociata dhe samite.

Në panair marrin pjesë gjithsej 83 vende dhe organizata ndërkombëtare. Mbi 70 ndërmarrje dhe institucione të njohura po shfaqin arritjet e tyre dhe më shumë se 2.400 kompani po marrin pjesë në ekspozita ofllajn. (Fang Xiaoyu/Laçi)