Helikopteri i NASA-s përfundon 56 fluturime në Mars
2023-09-02 16:05:00

foto/VCG

foto/VCG

Helikopteri i NASA-s ka përfunduar 56 fluturime në Mars. Sipas Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA, gjatë këtij misioni ai arriti një lartësi prej 12 metrash dhe udhëtoi 410 metra për 141 sekonda.

Helikopteri, i quajtur “Ingenuity”, mbërriti në kraterin Jezero të Marsit më 18 shkurt 2021, i ngarkuar nga roveri i NASA-s “Perseverance”, shkruan “Xinhua”. 

Helikopteri është një demonstrim teknologjik për të testuar për herë të parë fluturimin me energji në një planet tjetër. Ai ishte projektuar për të fluturuar deri në 90 sekonda, në distanca pothuajse 300 metra në të njëjtën kohë dhe rreth 3 deri në 4.5 metra nga toka, sipas NASA-s. 

Deri më tani, mjeti ka përfunduar 100.2 minuta fluturim në Mars, duke mbuluar 12.9 kilometra dhe duke arritur lartësi deri në 18 metra. (Irma)