foto/VCG
Inflacioni vjetor në Eurozonë mbeti i qëndrueshëm në 5.3 për qind në gusht, bëri të ditur Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian (BE).
Sipas të dhënave, norma ishte 5.5 për qind në korrik.
Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit ishin nxitësit kryesorë të inflacionit me 9.8 për qind, nga 10.8 për qind në korrik, shkruan “Xinhua”.
Çmimet e shërbimeve ishin 5.5 për qind në bazë vjetore në gusht, krahasuar me 5.6 për qind në korrik. Inflacioni i mallrave industriale joenergjetike ishte 4.8 për qind në gusht, nga 5 për qind në korrik. Çmimet e energjisë ranë me 3.3 për qind në bazë vjetore në gusht, pas një rënie prej 6.1 për qind në korrik.
foto/VCG
Vendet me normat më të larta vjetore të inflacionit për muajin gusht përfshinin Sllovakinë (9.6 për qind), Kroacinë (8.5 për qind) dhe Austrinë (7.6 për qind). Normat më të ulëta të inflacionit në bazë vjetore u regjistruan në Belgjikë dhe Spanjë (2.4 për qind), Qipro (3 për qind) dhe Greqi, Holandë dhe Finlandë (3.4 për qind).
foto/VCG
Në takimin e saj të korrikut, Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit me 25 pikë bazë, me presidenten Christine Lagarde që theksoi se një pauzë dhe një rritje e normës ishin të mundshme në takimin e shtatorit. Procesverbali i mbledhjes së korrikut tregoi se banka ishte ende më e shqetësuar për moskthimin e inflacionit në objektiv sesa për një ekonomi që binte në recesion. BQE-ja ka rritur normat e saj bazë të interesit me 425 pikë bazë që nga korriku i vitit të kaluar për të ulur inflacionin, i cili është shumë mbi objektivin e tij prej 2 për qind. (Irma)