Shkencëtarët kinezë parashikojnë 10 për qind zgjerim të tokës së thatë në nivel global deri në vitin 2100
2023-09-02 15:14:11

foto/VCG

foto/VCG

Shkencëtarët kanë parashikuar një reduktim të madh të ruajtjes së ujit tokësor në 70 vitet e ardhshme, shoqëruar me një zgjerim të tokave të thata globale deri në rreth 10 për qind, bëri të ditur Akademia Kineze e Shkencave (CAS). 

Reduktimi i ruajtjes së ujit dominohet nga ndryshueshmëria e reshjeve dhe avullimit dhe mund të arrijë në 41 deri në 84 për qind deri në vitin 2100, bëhet e ditur në studimin e botuar në revistën “Climate and Atmospheric Science”, citon “Xinhua”.

Për të kuptuar reagimin e ruajtjes së ujit tokësor ndaj rritjes së bimësisë së tokës së thatë, një ekip kërkimor nga Instituti i Kërkimeve të Informacionit të Hapësirës Ajrore nën Akademisë Kineze të Shkencave kreu studimin bazuar në vëzhgimet satelitore dhe rezultatet e modelit. Ata vunë re një rritje të përgjithshme të rritjes së bimësisë nëpër tokat e thata në mbarë botën midis viteve 1982 dhe 2016, gjatë së cilës depozitimi i ujit tokësor në këto rajone u ul. Gjetjet tregojnë një korrelacion negativ midis dy treguesve, veçanërisht në zonat e dominuara nga toka bujqësore.

Duke përdorur vëzhgimet me sensorë në distancë, simulimet e modeleve dhe metodat e mësimit të makinerive, ekipi i studiuesve parashikoi më tej se tokat e thata globale mund të zgjerohen me 4.1 deri në 10.6 për qind deri në vitin 2100, me një reduktim të madh në ruajtjen e ujit tokësor. 

Sipas studimit, gjetjet nënvizojnë nevojën për planifikim të bashkërenduar për restaurimin e ekuilibruar ekologjik, menaxhimin bujqësor dhe shfrytëzimin e burimeve ujore. (Irma)