Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi homologut të tij vietnamez për 78-vjetorin e themelimit të republikës
2023-09-02 18:31:36

foto/VCG

foto/VCG

Të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe presidenti kinez Xi Jinping i dërguan një mesazh urimi Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit Nguyen Phu Trong dhe presidentit Vo Van Thuong për 78-vjetorin e themelimit të Republikës Socialiste të Vietnamit. 

Xi Jinping vuri në dukje se gjatë vitit të kaluar, Partia Komuniste e Vietnamit ka bashkuar dhe udhëhequr popullin vietnamez për të ecur përpara drejt dy synimeve njëqindvjeçare të ndërtimit të Partisë dhe të Vietnamit, duke  realizuar arritje të kënaqshme në industrializim dhe modernizim. “Si miq, ne jemi thellësisht të lumtur për këtë dhe besojmë se nën udhëheqjen e fortë të Partisë Komuniste të Vietnamit, Vietnami do të jetë në gjendje të marrë një rrugë socialiste që është në përputhje me kushtet kombëtare dhe të krijojë vazhdimisht perspektiva të reja në ndërtimin e partisë dhe të shtetit.” - u shpreh presidenti Xi.

Xi Jinping theksoi se që nga fillimi i vitit, ne kemi mbajtur komunikim të ngushtë përmes shkëmbimit të letrave dhe mesazheve, duke bërë që bashkëpunimi gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Vietnam të vazhdojë të thellohet dhe të bëhet më solid. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Vietnam dhe jam i gatshëm të punoj me Sekretarin e Përgjithshëm Nguyen Phu Trong dhe kryetarin Vo Van Thuong për të forcuar komunikimin strategjik, për të ndërtuar së bashku një komunitet strategjik Kinë-Vietnam me një të ardhme të përbashkët, në mënyrë që të sjellin më shumë përfitime për të dy popujt dhe kontribuojnë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të botës. 

Kryeministri i Kinës Li Qiang tha se vitin e kaluar, zhvillimi ekonomik dhe social i Vietnamit ka bërë përparim të kënaqshëm. Marrëdhëniet Kinë-Vietnam gëzojnë një prirje të mirë zhvillimi dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme, duke sjellë përfitime të prekshme për të dy popujt.

Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji tha se vitin e kaluar, ndërtimi socialist i Vietnamit ka bërë përparim të ri dhe se marrëdhëniet kino-vietnameze do të vazhdojnë të zhvillohen pozitivisht.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se që nga fillimi i këtij viti, Kina dhe Vietnami kanë thelluar vazhdimisht bashkëpunimin e tyre gjithëpërfshirës strategjik, kanë bashkëpunuar ngushtë në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale dhe i kanë shërbyer efektivisht zhvillimit të vendeve të tyre përkatëse.  (Fang Xiaoyu/Laçi)