foto/VCG
Gati 200 përfaqësues nga qeveritë, bizneset, akademikët dhe organizatat joqeveritare në rajonin e Azi-Paqësorit u mblodhën në Konferencën e Boao-s për Azinë (BFA) në Perth të Australisë Perëndimore.
Dialogu i nivelit të lartë me temë “Energjia e pastër nxit zhvillimin e qëndrueshëm në Azi-Paqësor” u përqendrua te tranzicioni i gjelbër, shkruan “Xinhua”.
Në takim u theksua se energjia e pastër është domosdoshmëri për një zhvillim të begatë dhe të qëndrueshëm të Azisë-Paqësorit.
Liderët e industrisë dhe studiuesit ofruan njohuritë e tyre për sfidat dhe mundësitë që sjell tranzicioni i gjelbër.
Po ashtu, në takim u bë e ditur se si një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të shpejtë në botë në furnizimin me energji të rinovueshme, Kina është një nga shembujt që të tjerët duhet të bazohen në këtë drejtim. (Irma)