CMG: Dëmtimi i oqeanit nga ShBA-ja e Japonia, për interesa ekonomike e gjeopolitike
2023-09-02 15:37:07

foto/CMG

foto/CMG

Të enjten ambasadori i ShBA-së në Japoni Rahm Emanuel bëri një udhëtim në Fukushima për të ngrënë prodhime deti dhe për të shprehur përkrahje ndaj veprimit të lëshimit të ujit të ndotur radioaktiv në det, madje duke bërë komente të papërgjegjshme për masat e arsyeshme të reagimit të ndërmarra nga Kina.  Në të njëjtën ditë, ministri japonez i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit Nomura Tetsuro e quajti ujin e shkarkuar nga centrali bërthamor i Fukushimës "ujë i ndotur bërthamor" kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. 

Këtë e kanë thënë edhe zyrtarët e autoriteteve japoneze. Është mjaft ironike që ShBA-ja shpreh "kënaqësinë" e saj me planin japonez të lëshimit të ujit të ndotur radioaktiv në det, por në fakt, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit të Japonisë, ShBA-ja ishte vendi që uli më shumë importet e produkteve bujqësore, pyjore dhe të peshkut japonez në gjysmën e parë të këtij viti. 

foto/CMG

foto/CMG

Fakti që ShBA-ja lejon Japoninë të shkarkojë ujërat e ndotura në det, ka të bëjë më shumë me statusin e saj si shkatërrues i mjedisit detar.

Gazeta amerikane “Los Angeles Times” ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka hedhur një sasi të madhe substancash kimike në oqean nga viti 1944 deri në 1970-ën. Në mars të këtij viti, gazeta britanike "The Guardian" zbuloi se një kompani industriale nga Kalifornia e ShBA-së ka derdhur mbetje kimike toksike në detin e afërt për shumë vite. Substanca mund të shkaktojë dëme serioze për njerëzit, kafshët dhe mjedisin dhe është kufizuar nga përdorim nga ShBA-ja dhe vende të tjera. 

Në një nivel më të thellë, Shtetet e Bashkuara pranuan derdhjen e ujërave të zeza nga Japonia në det, duke pasur parasysh shkëmbimin e interesave ekonomike dhe gjeopolitike.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja zbatoi një politikë të përdorimit ushtarak dhe civil të energjisë bërthamore dhe termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi ishte projekti i parë i Japonisë për të përdorur teknologjinë bërthamore civile të ShBA-së. Deri më sot, të dyja palët janë duke kryer ende bashkëpunime të ndryshme në projektet civile të energjisë bërthamore.

Përveç kësaj, pas shpërthimit të aksidentit bërthamor të Fukushimës në vitin 2011, ShBA-ja dhe Japonia arritën një marrëveshje për rindërtimin pas katastrofës, duke përfshirë mbështetjen teknike nga Komisioni i Energjisë Atomike të ShBA-së dhe Departamenti i Energjisë, si dhe projekte të ndihmës reciproke ushtarake.

foto/VCG

foto/VCG

Lëshimi i ujit të ndotur radioaktiv në det nga Japonia lidhet me interesat e gjithë njerëzimit. Kina ndërmori kundërmasa në përputhje me ligjet dhe rregulloret e saj si dhe me dispozitat përkatëse të Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo ishte legjitime, e arsyeshme dhe e nevojshme, por edhe përgjegjësi për mbrojtjen e ekologjisë detare të botës dhe shëndetin e njeriut.

Përballë fakteve, një “shfaqje e ngrënies së prodhimeve të detit” nga ambasadori amerikan në Fukushima, jo vetëm që nuk arriti të “zbardhë” planin e Japonisë për lëshimin e ujit të ndotur radioaktiv në det, por tregoi veprimet e ShBA-së dhe Japonisë për shkatërrimin e oqeanit. (Fang Xiaoyu/Laçi)