foto/VCG
Qeveria finlandeze ka nisur një sërë masash për të promovuar barazinë racore dhe gjinore dhe mosdiskriminimin në shoqërinë finlandeze. Plani, për të cilin Parlamenti do të nisë debatin javën e ardhshme, mbulon të gjithë sistemin arsimor. Ai synon të rrisë pjesëmarrjen e fëmijëve me prejardhje emigrante në edukimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme, shkruan “Xinhua”.
Sipas planit, do të bëhen gjithashtu përpjekje për të luftuar diskriminimin midis punëkërkuesve në procesin e rekrutimit dhe për të nxitur hyrjen e emigranteve femra në tregun e punës.
foto/VCG
Njoftimi erdhi si një reagim ndaj një debati të ndezur publik mbi racizmin, në fillim të këtij viti, i shkaktuar nga ato që u konsideruan media sociale racore dhe përmbajtjes së blogjeve private të publikuara nga zyrtarë të lartë të qeverisë disa vite më parë.
foto/VCG
Javën e ardhshme, Parlamenti do të ketë një mocion votëbesimi për ministren e Financave, Riikka Purra, dhe ministrin e Ekonomisë, Ëille Rydman, të dy nga Partia Finlandeze, pasi janë kritikuar shumë nga publiku për qëndrimet e tyre të konsideruara raciale.
Kryeministri Petteri Orpo deklaroi se të gjitha partitë e koalicionit do të mbështesin planin e veprimit kundër diskriminimit dhe do të votojnë në favor të besimit për të siguruar mbijetesën e qeverisë, e cila përbëhet nga Partia e Koalicionit Kombëtar dhe Partia Finlandeze si parti kryesore, mbështetur nga Kristiandemokratët dhe RKP. (Irma)