foto/VCG
Sipas agjencisë së lajmeve japoneze “Kyodo” të premten, në përgjigje të lëshimit në det të ujit të ndotur bërthamor nga centrali bërthamor Fukushima Daiichi, një grup qytetarësh japonezë dorëzuan një letër ankese në Zyrën e Prokurorit të Rrethit të Tokios në të njëjtën ditë, duke akuzuar kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e kompanisë së energjisë elektrike të Tokios Tomoaki Kobayakawa, për përfshirje në demtime të ndërtesave të supozuara boshe dhe vdekje nga neglizhenca e korporatës.
foto/VCG
foto/VCG
Ky grupi qytetarësh quhet “Shoqata Kombëtare e Ndërlidhjes Kundër Lëshimit të Ujit të Ndotur Bërthamor nga Termocentralet Bërthamore”. Pas dorëzimit të letrës së ankesës, ata mbajtën një konferencë për shtyp në Tokio. Përfaqësuesi i përbashkët të këtij grupimi tha se “sjellja e Japonisë mbi lëshimin e ujit të ndotur në det është jashtëzakonisht serioze". (Fang Xiaoyu/Laçi)