Presidentët e Kinës dhe Beninit shpallin marrëdhëniet e partneritetit strategjik dypalësh
2023-09-01 20:03:40

Foto nga VCG

Të premten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me presidentin e Beninit Patrice Athanase Guillaume Talon. Të dy liderët shpallën krijimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-Benin.

Xin Jinping-u vuri në dukje se, vitet e fundit, prirja e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Beninit ka qenë e mirë dhe bashkëpunimi konkret ndërmjet dy vendeve po zhvillohet më tej. Të dyja palët e kuptojnë dhe e mbështesin njëra-tjetrën për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësorë dhe shqetësimet kryesore të tyre, kanë mbajtur komunikimin dhe bashkërendimin e mirë në raste shumëpalëshe dhe miqësia mes dy popujve është thelluar. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Beninin dhe dëshiron që bashkë me Beninin të zgjerojnë shkëmbimet në të gjitha nivelet, të thellojnë bashkëpunimin miqësor me leverdi të ndërsjellë në fusha të ndryshme dhe të nxitin ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel të ri.

Nga ana e tij, presidenti Talon u shpreh shumë i kënaqur për vizitën e tij shtetërore në Kinë. “Me këtë rast, i shpreh përshëndetje vëllazërore popullit kinez dhe falënderime qeverisë kineze. Në vizitën time përsëri në Kinë dëshiroj t'ju them, z. President, se tani Benini do të krijojë së bashku me miken e tij të madhe, Kinën, marrëdhënie partneriteti efikas, frytdhënës e me leverdi reciproke,” tha ai. (Çang Çuo)