Presidenti turk pritet të takohet me homologun rus më 4 shtator
2023-09-01 16:40:05

Takimi më 8 prill, 2019

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pritet të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, në Sochi, më 4 shtator, për të diskutuar mbi marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi.

Marrëveshja e Drithërave e Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, në vitin 2022, përfundoi pasi Rusia u tërhoq në korrik, shkruan “Al Jazeera”, citon “RTSH”.

Që atëherë, Turqia ka kërkuar të bindë Rusinë që t'i kthehet marrëveshjes.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, SHBA-ja dhe Rumania po punojnë për të rritur eksportet e drithërave ukrainase përmes transportimit nëpër lumin Danub. Kjo po shihet si alternativë për nismën e dështuar të Detit të Zi. (Irma)