Zjarr në një apartament në Afrikën e Jugut, mbi 60 viktima
2023-09-01 15:08:57
Foto nga CFP
Të paktën 63 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin jugafrikan të Johanesburgut.
Autoritetet lokale thanë se është e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në ndërtesën pesëkatëshe në qendër të qytetit, citon “RTSH”.
Një zëdhënës i Shërbimeve të Urgjencës tha se zjarri kishte djegur të gjithë ndërtesën dhe po vazhdojnë kërkimet, pasi mundet të ketë viktima të tjera.
Mediat e Afrikës së Jugut kanë bërë të ditur se ndërtesa ishte vendbanim informal. (Irma)
Lajmet Kryesore