Tregtia e shërbimeve në Kinë u rrit me 8.1 për qind në shtatë muajt e parë të vitit
2023-09-01 16:31:07

Vlera e tregtisë së shërbimeve në Kinë u rrit 8.1 për qind në bazë vjetore në shtatë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, vlera e përgjithshme tregtare ishte 3.67 trilionë juanë (rreth 510.6 miliardë dollarë amerikanë). Importet e shërbimeve u rritën 21.6 për qind në bazë vjetore në 2.13 trilionë juanë, ndërsa eksportet e shërbimeve ranë 6.3 për qind nga një vit më parë në 1.54 trilionë juanë.

Deficiti tregtar i shërbimeve qëndroi në 589.91 miliardë juanë në periudhën shtatëmujore, treguan të dhënat.

Tregtia kineze e shërbimeve me njohuri intensive u rrit 11.7 për qind në bazë vjetore në rreth 1.58 trilionë juanë. Ajo përbën 43.2 për qind të totalit të tregtisë së shërbimeve në këtë periudhë, me 1.4 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Shërbimet e turizmit mbeten sektori me rritjen më të shpejtë të tregtisë, me një normë prej 66.2 për qind. Gjatë kësaj periudhe, vlera totale ishte 768.13 miliardë juanë.

Sipas të dhënave, eksportet dhe importet e shërbimeve të udhëtimit u rritën përkatësisht me 55.8 për qind dhe 67 për qind në bazë vjetore. (Irma)