Kinë: Udhëheqësit e lartë ndjekin kongresin e kinezëve të kthyer nga jashtë vendit
2023-09-01 14:14:40

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kongresi i 11-të kombëtar i kinezëve të kthyer nga jashtë vendit dhe të afërmve të tyre u hap në Pekin të enjten në mëngjes.

Udhëheqësit e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe shtetit, si Xi Jinping, Li Qiang e Zhao Leji, ndoqën veprimtarinë dhe shprehën përshëndetjet e tyre.

Gati 1 200 përfaqësues të kinezëve të kthyer nga jashtë dhe të afërmve të tyre nga e gjithë vendi dhe rreth 600 kinezë jashtë nga më shumë se 100 vende ndoqën kongresin.

Li Xi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, mbajti një fjalim. Ai vlerësoi lart kontributin e kinezëve jashtë vendit dhe të afërmve të tyre për vendin në fusha që përfshijnë zhvillimin ekonomik, çrrënjosjen e varfërisë, luftën kundër epidemisë, hapjen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin afatgjatë të rajoneve të posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos dhe ribashkimin e vendit.

Ai shprehu shpresën që kinezët jashtë  vendit do të luajnë një rol më të madh në nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës.