Foto nga CFP
Gjiganti kinez i kërkimit në internet “Baidu Inc.” prezantoi për publikun e gjerë shërbimin e tij të chatbot-it të inteligjencës artificiale “ERNIE Bot”.
Kompania bëri të ditur se shërbimi mund të aksesohet nga dyqane të ndryshme aplikacionesh dhe përmes faqes së tij zyrtare të internetit.
Përveç “ERNIE Bot”, “Baidu” synon gjithashtu të lançojë një sërë aplikacionesh të reja të inteligjencës artificiale, të cilat shfrytëzojnë aftësitë e inteligjencës artificiale gjeneruese, shkruan “Xinhua”.
Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i “Baidu”, Robin Li, deklaroi se “ERNIE Bot” do të jetë i disponueshëm për qindra miliona përdorues të internetit dhe se “Baidu” do të mbledhë reagime në masë të vlefshme njerëzore në botën reale. “Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në përmirësimin e modelit të themelimit të “Baidu”, por gjithashtu do ta bëjë “ERNIE Bot” të ecë me një ritëm shumë më të shpejtë, duke çuar përfundimisht në një përvojë superiore të përdoruesit”,- vuri në dukje Li.
Chatbot-e të inteligjencës artificiale, të tilla si “ERNIE Bot” dhe “ChatGPT”, janë trajnuar për një sasi të mëdha të dhënash nga interneti, me synimin për të gjeneruar përgjigje të ngjashme me njerëzit ndaj pyetjeve dhe kërkesave të gjuhës natyrore.
“ERNIE Bot” bazohet në modelin e parë “ERNIE” të “Baidu”, i lançuar për herë të parë në vitin 2019. Gjatë dekadës së fundit, Baidu ka investuar më shumë se 140 miliardë juanë (rreth 19.5 miliardë dollarë amerikanë) në kërkim dhe zhvillim, sipas të dhënave të kompanisë. (Irma)