Presidenti ukrainas: Do të godasim korrupsionin në shërbimin ushtarak
2023-09-01 16:24:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se autoritetet ukrainase do të godasin korrupsionin në shërbimin ushtarak, duke theksuar se do të hetohen të gjitha rastet ku ka dyshime për ryshfet, që nga fillimi i konfliktit, me pretendimin e papërshtatshmërisë për shërbim.

Gjatë diskutimeve me Këshillin Kombëtar të Sigurimit, presidenti Zelensky tha se janë paguar ryshfet deri në 15.000 dollarë për përjashtimin nga shërbimi ushtarak.

Kontrolle të veçanta do të kryhen nëse dikush është larguar nga vendi pas një vendimi të dyshimtë të bordit.

Në funksion të konfliktit me Rusinë, të gjithë burrat në Ukrainë janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak. Shumë prej tyre dalin vullnetarë për t’iu bashkuar ushtrisë. Të tjerë, megjithatë, blejnë rrugën e tyre për të dalë nga shërbimi ushtarak, ose u paguajnë ryshfet zyrtarëve të kufirit në mënyrë që të largohen nga vendi.

Presidenti ukrainas ka zëvendësuar të gjithë krerët e bordeve për shkak të korrupsionit. (Irma)