Foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi z. Emmerson Dambudzo Mnangagwa për rizgjedhjen në postin e presidentit të Zimbabves.
Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe Zimbabvja kanë një miqësi tradicionale. Vitet e fundit, nën udhëheqjen e presidentëve të tyre, të dy vendet kanë thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe kanë arritur rezultate të pasura në bashkëpunimin konkret, duke mbështetur njeri-tjetrin në çështjet me interes thelbësor. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Zimbabves dhe dëshiroj që me presidentin Mnagagwa të bëjmë përpjekje për të nxitur arritjen e përparimeve të reja në marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet të dy vendeve dhe për të ruajtur drejtësinë ndërkombëtare dhe interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim,” tha Xi. (Çang Çuo)