Foto nga VCG
Banka Popullore dhe Administrata Kombëtare e Rregullimit Financiar e Kinës njoftuan të enjten se politikat e kredive të shtëpive do të rregullohen dhe optimizohen.
Normat e interesit të hipotekave për blerjen e shtëpisë së parë do të ulen, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar prej tyre.
Do të zbatohet gjithashtu një politikë e njësuar mbi raportin minimal të parapagimit për hipotekat e banesave individuale si për blerjen e shtëpisë së parë, ashtu edhe të shtëpisë së dytë, thuhet në deklaratë.
Ulja e normës së parapagimit ndihmon në zvogëlimin e barrës së parapagimit dhe rrit gatishmërinë për të blerë banesa, tha Bruce Pang, kryeekonomist dhe kreu i kërkimeve në degën e JLL për Kinën.
Kjo masë krijon një mjedis më të favorshëm kreditimi për rimëkëmbjen e sektorit të pasurive të patundshme, shtoi ai.