Kryeministri kinez do të marrë pjesë në një varg samitesh dhe do të vizitojë Indonezinë
2023-09-01 18:17:13

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbing shpalli të premten se, me ftesën e presidentit të Indonezisë Joko Widodo, vendi i të cilit mban kryesimin e radhës të ASEAN-it, kryeministri kinez Li Qiang do të marrë pjesë nga 5 deri më 8 shtator në Samitin e 26-të të Liderëve  Kinë-ASEAN (10+1), Samitin e 26-të të Liderëve midis ASEAN-it dhe Kinës, Japonisë e Koresë së Jugut (10+3) dhe Samitin e 18-të të Azisë Lindore, që do të zhvillohen në Xhakartë të Indonezisë. Li po ashtu do të bëjë një vizitë zyrtare në Indonezi. (Çang Çuo)