Jep dorëheqjen sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallance
2023-09-01 15:41:31

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ben Wallace dha dorëheqjen si sekretar i Mbrojtjes i Britanisë, në një letër drejtuar kryeministrit Rishi Sunak, bëri të ditur zyra e Kryeministrisë, citon “Xinhua”.

Wallace u emërua në këtë post në vitin 2019 nën qeverinë e Boris Johnson. Ai deklaroi muajin e kaluar se donte të jepte dorëheqjen pas katër vjetësh në këtë rol dhe do të largohej si ligjvënës në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vendit.

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin të kërkoj që të më lejojnë të largohem. Kam fituar vendin tim në vitin 2005 dhe pas kaq shumë vitesh është koha që unë të investoj në pjesët e jetës që kam lënë pas dore dhe të eksploroj mundësi të reja”,- tha ai për dorëheqjen e tij.

Ai gjithashtu këshilloi kryeministrin në letër që të mos shkurtojë shpenzimet e vendit për mbrojtjen pasi nuk duhet të shihet si një shpenzim diskrecional nga qeveria.

Kryeministri Sunak, në përgjigjen e tij ndaj letrës, tha se ai e kupton plotësisht dëshirën e Wallace për të dhënë dorëheqjen pas shumë vitesh detyrash ministrore.

Sekretari britanik i Energjisë, Grant Shapps, është emëruar si sekretari i ri i Mbrojtjes i vendit. Shapps zëvendësoi Ben Wallace po në të njëjtën ditë që ai dha dorëheqjen. (Irma)