Foto nga CFP
Më shumë se 20.000 personel ushtarak ukrainas kanë marrë tashmë trajnime në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një deklarate, citon “Xinhua”.
Përveç stërvitjes, Britania e Madhe u ka ofruar ushtarëve ukrainas sende ushtarake si pjesë e operacionit stërvitor ndërkombëtar “Interflex”, sipas deklaratës së postuar në “Facebook”.
Në veçanti, trupat ukrainase morën uniforma dhe këpucë ushtarake, jelekë antiplumb dhe helmeta, si dhe syze dhe doreza taktike, kuti të ndihmës së parë dhe lloje të tjera të pajisjeve.
Sipas deklaratës, mbështetja ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ka tejkaluar 2.3 miliardë paund (rreth 2.9 miliardë dollarë amerikanë).
Startuar në verën e vitit 2022, operacioni “Interflex” është një program trajnimi ndërkombëtar i udhëhequr nga Britania për rekrutët ukrainas. (Irma)