Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani do të vizitojë Kinën
2023-09-01 17:00:51

Foto nga VCG

Me ftesë të anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm Wang Yi, nënkryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 3 deri më 5 shtator, njoftoi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Gjatë vizitës, të dy kryediplomatët do të marrin pjesë në Mbledhjen e Përbashkët të 11-të të Komitetit Qeveritar Kinë-Itali, tha zëdhënësi. (Çang Çuo)