Serbia dërgon ndihma humitare në Ukrainë
2023-09-01 15:23:41
Foto nga CFP
Kryeministrja Ana Brnabic deklaroi se Serbia po dërgon 14 kamionë me ndihma humanitare në Ukrainë.
Kryeministrja serbe theksoi se vendi është i gatshëm të pranojë edhe më shumë refugjatë nga Ukraina dhe të ndihmojë edhe më shumë popullin ukrainas, përcjell “RTSH”.
Kryeministrja Brnabic, së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, dhe ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, morën pjesë në dërgimin e një kontigjenti të ri të ndihmave humanitare në Ukrainë.
Shefja e qeverisë serbe tha se këto ndihma, me barna dhe mallrave, po dërgohet për popullsinë vulnerabël të Ukrainës. (Irma)
Lajmet Kryesore