Vjosana Nozllaku, është vetëm 20 vjeç, por e shohim çdo ditë në ekranin e “Panorama Tv”, duke moderuar programin sportiv “Panorama Sport”. Ajo e do shumë sportin, për të cilin thotë se për të është vetë jeta. Me fillimin e sezonit të ri televiziv, Vjosanën do ta shohim në një tjetër ekran, sërish me botën e sportit.
Vjosana Nozllaku ( foto personale)
Vjosana Nozllaku: Sporti është jeta ime
Vjosana Nozllaku ishte ende fëmijë kur kuptoi pasionin për sportin. Ajo ka nisur të luajë dhe të praktikohet në sport kur ishte në shkollë, por për arsye shëndetësore e ndërpreu praktikën sportive, por jo ëndrrën e saj. Vjosana u fut në botën e gazetarisë sportive si vajza që raportonte çdo event të futbollit shqiptar.
Pasionante për profesionin, ajo rrëfen me entuziazëm përditshmërinë e saj në Panorama TV. Një tjetër pasion i Vjosanës gjatë adoleshencës ishte vullnetarizmi pranë organizatave, të cilat ndihmojnë njerëzit në nevojë.
Për Radio Ejani, Vjosana zbulon projektet e këtij sezoni të ri televiziv, në një tjetër ekran shqiptar.
CMG: Kur ka nisur pasioni juaj për sportin?
Vjosana Nozllaku: Ka qenë një ëndërr e fëmijërisë sime. Unë isha ende fëmijë i vogël dhe kujtoj që ndiqja ndeshje, lojëra sportive, futbollistë dhe shumë të tjerë, të cilët me jepnin emocion. Për një kohë shumë të gjatë isha edhe lojtare e mirë por për arsye të shëndetit nuk vijova .
Vjosana Nozllaku ( foto personale)2
CMG: Ndalemi tek fëmijëria juaj dhe njerëzit që ju kanë mbështetur
Vjosana Nozllaku: Thonë që njeriu rritet nga vështirësitë dhe është e vërtetë. Unë kam kaluar momente të vështira në jetë si dhe momente të bukura. Kam pasur një fëmijëri që më ka rritur, duke më bërë të kuptoj që vlera me e lartë e një shoqërie është të jesh vetvetja. Këtë nxitje ma ka dhënë nëna ime, duke më treguar se nuk duhet të dorëzohemi kurrë përballë sfidave, të cilat në një anë të rrëzojnë në anën tjetër të ngrejnë më fuqishëm.
CMG: Cilat janë mesazhet që të kanë mbetur nga fëmijëria?
Vjosana Nozllaku: Në jetë duhet të jemi selektivë, të drejtpërdrejtë dhe të kujdesshëm. Asnjëri nga ne nuk e di se çfarë e pret kur rritet, por vijon të ketë ëndrra.
CMG: Kur ke luajtur për herë të parë futboll dhe pse u tërhoqe?
Vjosana Nozllaku: Unë kam qenë ende 15 vjeç kur nisa të luaj me shokët dhe shoqet. Në këtë moshë pësova një dëmtim në këmbë dhe familja ime nuk ishte dakord të vazhdoja. Ka qenë kjo arsyeja që më pas unë u futa në gazetarinë sportive, sepse më mungonte sporti .
CMG: Çfarë është sporti për ju?
Vjosana Nozllaku: Është një dritare, e cila mua më jep mundësinë të shoh një pamje të bukur, për të cilen kam luftuar ta kem në jetë. Sporti më mban gjallë dhe aktive.
CMG: Cilët kanë qenë të ftuarit e tu më të mire në programin televiziv ?
Vjosana Nozllaku: Kam pasur shumë të ftuar të mire, por një ndër ta do të veçoja Lorik Canën, Altin Lalën etj . Këta i kanë dhënë emisionit tim një peshë të madhe në media, lajme të cilat kanë depertuar kudo me shpejtësi dhe më kanë bërë të ndihem mirë .
Vjosana Nozllaku ( foto personale)3
CMG: Vjosana ju jeni marrë edhe me bamirësi, një vlerë kjo tek ju ...
Vjosana Nozllaku: Po jam marrë me bamirësi, jam bashkuar në një organizatë me emer në Shqiperi ku ne çdo ditë dërgonim ndihma, përpiqeshim të ndihmonim këdo dhe kjo ka qenë puna më e mirë që unë kam bërë, pasi aty kam kuptuar shumë vlera njerëzore.
CMG: Cilët janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj?
Vjosana Nozllaku: Këta njerëz janë mami, babi dhe motra. Unë nuk jetoj dot pa ta, kam një lidhje shumë të ngushtë me familjen dhe falë tyre jam kjo që jam sot .
CMG: A keni plane për nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator?
Vjosana Nozllaku: Po kam. Do të jem në një tjetër ekran, pasi e mbylla bashkëpunimin me programin tim "Panorama Sport". Do të më shihni serish pranë ekranit me program sportive, pasi për mua sporti eshte jeta ime.
E dua këtë profesion ndaj nuk heq dorë kurrë.
Vjosana Nozllaku ( foto personale)4
Intervistoi: Megi Latifi