Kina krijon mikroçipin e parë të rikonfigurueshëm marrës-dhënës të radiofrekuencave 5G
2023-09-01 18:11:47

Foto nga Chinadaily

Operatori kryesor kinez i telekomunikacionit, "China Mobile", ka krijuar me sukses mikroçipin e parë të rikonfigurueshëm marrës-dhënës të radiofrekuencave 5G të Kinës, njoftoi kjo kompani të mërkurën.

Mikroçipi marrës-dhënës i radiofrekuencave, mikroçipi kryesor i stacioneve bazë 5G, shërben si një "përkthyes" në konvertimin me shpejtësi të lartë të sinjaleve analoge dhe digjitale. Studimi dhe krijimi i tij kërkon një nivel të lartë dhe ka qenë prej kohësh i dominuar nga vende të tjera.

Mikroçipi i "China Mobile", i quajtur "Breaking Wind 8676", mund të përmirësojë në mënyrë efektive vetëmbështetjen e vendit lidhur me 5G-në dhe mund të përdoret gjerësisht në aplikacione komerciale, si stacionet bazë mbi bazën e teknologjisë cloud dhe ato për përdorim shtëpiak.

Dizajni i arkitekturës së rikonfigurueshme mundëson ristrukturimin e parametrave bazë të specifikimeve, algoritmit të modulit dhe funksionaliteteve të mikroçipit, duke lejuar uljen e kostos dhe promovimin në shkallë të gjerë. (Çang Çuo)