Xi nxit kadetët e rinj të bëhen ushtarakë me cilësi të lartë
2023-08-31 19:20:20

Foto nga mod.gov.cn

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ka inkurajuar 20 kadetë të saporegjistruar nga një shkollë e mesme e provincës Anhui të Kinës Lindore që të përpiqen të bëhen ushtarakë me cilësi të lartë dhe profesionistë.

Xi, gjithashtu president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një letër përgjigjeje ndaj 20 nxënësve të shkollës së mesme "Yezhai" në qytetin Qianshan të provincës Anhui, që janë pranuar të regjistrohen në akademitë ushtarake.