foto nga CFP
Ky relikt është një thesar kombëtar, që vërteton harmoninë etnike mijëravjeçare përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Fill pas zbulimit, ai habiti gjithë botën dhe konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të Kinës në shekullin e 20-të.
Ky relikt, që i përket dinastisë Han (202 para erës sonë - 220 i erës sonë), quhet mbrojtësja e krahut prej atllasi "Pesë yje ngrihen nga lindja në favor të Kinës". Ai është relikt i kategorisë së parë kombëtare dhe pjesë e kontingjentit të parë të relikteve kineze që ndalohen të ekspozohen jashtë vendit. Punimi 18.5 cm i gjatë e 12.5 cm i gjerë është prej atllasi dhe rrethohet në katër anët me qemer të bardhë të mëndafshtë.
foto nga CFP
Zbulohen hieloglifet "中国" (Kina) më të hershme në Xinjiang
Në tetor 1995, në një varrezë të dinastisë Han buzë malit Kunlun, grupi akademik kino-japonez i hulumtimit të rrënojës Niya në prefekturën Hetian të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit bëri një zbulim të mrekullueshëm: në krahun e djathtë të njërit prej trupave të varrosur kishte një pëlhurë të shkëlqyer prej atllasi dhe në mes të motiveve shumëngjyrëshe, janë të dukshme tetë hieroglife kineze, me kuptimin: "Pesë yje ngrihen nga lindja në favor të Kinës".
Hieroglifet "中国" (Kina) në këtë relikt prej atllasi, nga dinastia Han mbi dy mijë vjet më parë, janë më të hershmet të zbuluara në rajonin e Xinjiang-ut.
"中国" (Kina) në fillim ishte një hapësirë gjeografike, që do të thoshte Rajoni Qendror (zona e rrjedhës së mesme të Lumit të Verdhë). Dy hieroglifet "中国" (Kina) në shënimin më të hershëm të zbuluar deri më sot, gjenden në një enë të bronztë me emrin "Hezun", që i përket fillimit të dinastisë Zhou Perëndimore (1046 - 771 para erës sonë).
"Pesë yje" janë pesë planetet kryesore - Venus, Jupiter, Mërkur, Mars dhe Saturn - që mishëron teorinë e "Pesë Elementeve". Shfaqja njëkohësisht e pesë yjeve konsiderohet si një dukuri astronomike shumë fatmirë. Ekspertët janë të mendimit se "Pesë yje ngrihen nga lindja në favor të Kinës" mishëron idenë e lutjes për fuqizimin dhe lulëzimin e vendit ndërmjet astrologjisë së dinastisë Han, gjatë së cilës një shprehje e tillë urimi ishte e përhapur.
foto nga CFP
Mbrojtësja e krahut prej atllasi, niveli më i lartë i produkteve të mëndafshta të atëhershme
Mbrojtësja e krahut prej atllasi "Pesë yje ngrihen nga lindja në favor të Kinës" është e stilit shu. Punimet e këtij stili janë shumë të shtrenjta, "me vlerë sa ari", dhe asokohe prodhoheshin vetëm në Changan (kryeqyteti i kohës) dhe Chengdu. Kjo mbrojtëse krahu prej atllasi përfaqëson nivelin më të lartë të mjeshtrisë së produkteve të mëndafshta të Kinës, e madje dhe të botës.
Nga aspekti i ngjyrave, në këtë punim u përdorën pesë komplekse fijesh vertikale në pesë ngjyra, si blu, e gjelbër, e kuqe, e verdhë dhe e bardhë, si dhe një komples fijesh horizontale. Këto pesë ngjyra në fijet vertikale përfaqësojnë përkatësisht pesë elementet: ujin (bluja), drurin (e gjelbra), zjarrin (e kuqja), dheun (e verdha) dhe metalin (e bardha), të cilat përputhen edhe me pesë yjet.
Nga aspekti i modelit, me fijet në pesë ngjyra thuren jo vetëm tetë hieroglifet 五星出东方利中国” (Pesë yje ngrihen në lindje në favor të Kinës), por edhe figurat e yjeve, reve, palloit, lejlekut, tigrit etj. Bukurshkrimi i hieroglifeve dhe figurat e kafshëve integrohen në mënyrë harmonike, çka është shumë e rrallë.
Rrënoja Niya/ foto nga Instituti Arkeologjik i Xinjiang-ut
Pse një punim i tillë i mëndafshtë gjendej në rrënojën Niya?
Rrënoja Niya është vendndodhja e mbretërisë Jingjue, një nga 36 mbretëritë të Rajonit Perëndimor në dinastinë Han dhe ishte vendkalimi i domosdoshëm i linjës jugore të Rrugës së Mëndafshit. Në dinastinë Han Perëndimore (202 para erës sonë - 8 i erës sonë), diplomati i atëhershëm Zhang Qian vizitoi Rajonin Perëndimor dy herë, duke vendosur kontakte të ngushta midis mbretërisë në Rajonin Qendror dhe Rajonit Perëndimor. Qeveria e dinastisë Han Perëndimore krijoi protektoratin në Rajonin Perëndimor, duke përfshirë mbretërinë Jingjue.
Gjatë dinastisë Han, mallrat kryesore për tregtinë e jashtme të Kinës, si edhe dhuratat për udhëheqësit e vendeve të huaja, titullarët diplomatikë, si dhe krerët e fiseve etnike, ishin kryesisht produktet e mëndafshta. Ndërsa fakti që mbrojtësja e krahut prej atllasi "Pesë yje ngrihen në lindje në favor të Kinës", që konsiderohet si një punim i prodhuar nga zejtarët në Chengdu posaçërisht për familjen perandorake të dinastisë Han, u gjend më në fund në varrezën e kësaj dinastie në Xinjiang, tregon se midis mbretërisë Jingjue dhe qeverisë së Rajonit Qendror të dinastisë Han kishte marrëdhënie shumë të ngushta.
Baleti "Pesë yje ngrihen nga lindja" / foto nga CFP
Jehona e historisë, turneu i baletit "Pesë yje ngrihen nga lindja"
Baleti "Pesë yje ngrihen nga lindja" po shfaqet në turne në mbarë vendin për herë të dytë.
Në qershor 2021, ai debutoi në Pekin dhe më vonë u shfaq mbi 30 herë në mbarë vendin.
Ky balet, që u krijua në bazë të mbrojtëses së krahut prej atllasi ”Pesë yje ngrihen nga lindja në favor të Kinës“, kallëzon në skenë historinë e këtij thesari kombëtar, duke pasqyruar harmoninë etnike të qytetërimit kinez. (Wang Lei/ Artan)