Uragani Idalia shakton përmbytje dhe dëme të mëdha
2023-08-31 20:13:42
Foto nga VCG
Uragani Idalia goditi të mërkuren rajonin Big Bend të Floridës me erëra me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë dhe shira që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të rënda të shtëpive, bizneseve dhe makinave.
Stuhia më pas përfshiu shtetin e Xhorxhias me erëra me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë, duke përmbytur rrugët dhe duke detyruar evakumin e shumë banorëve.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se nuk kishte vdekje të konfirmuara në Florida, pavarësisht se dy aksidente fatale të trafikut në dy qarqe mund të jenë të lidhura me stuhinë.
Lajmet Kryesore