Sektori i logjistikës në Kinë ruajti rimëkëmbjen në shtatë muajt e parë të vitit
2023-08-31 14:32:02

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Industria e logjistikës në Kinë ruajti vrullin e rimëkëmbjes në shtatë muajt e parë të vitit pavarësisht efektit të temperaturave të larta dhe përmbytjeve në disa rajone, u bë e ditur në një raport të industrisë, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, logjistika sociale u rrit në vlerë 4.7 për qind në bazë vjetore në 189.9 trilionë juanë (rreth 26.44 trilionë dollarë amerikanë), sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve. Ndërsa logjistika për produktet industriale u rrit me 3.8 për qind në bazë vjetore.

Të ardhurat totale të industrisë së logjistikës u rritën 4.6 për qind në bazë vjetore në 7.5 trilionë juanë gjatë kësaj periudhe, sipas raportit.

Federata beson se funksionimi i sektorit do të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme në pjesën e mbetur të vitit, falë zbatimit të politikave mbështetëse. (Elona)