Mikejla Nonaj (Foto Popnable)
Mikejla Nonaj është një këngëtare dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore e Shqiperisë së veriut. Me një zë tepër të veçantë ajo u prezantua edhe në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, pas të cilit preku edhe skena të tjera.
Një mbështetje të madhe Mikejla ka marrë nga këngëtarja e muzikës së lehtë, Aurela Gace, e cila e ka ngjitur atë disa herë në skenë për të treguar se çfarë vokali mahnitës ka Mikejla. Për Radio Ejani, Mikejla tregon për rrugëtimin e bukur drejt muzikës.
CMG: Ju jeni një zë i veçantë i muzikës shqiptare, si ndiheni për këtë?
Mikejla Nonaj: Ndihem tejet e lumtur sepse është diçka që e kam dëshiruar prej kohësh. E kam zbuluar këtë gjë gradualisht tek vetja, por dhe origjina ime më ka shtyre të këndoj muzikë popullore veriore. Më jep një sadisfakion të madh e gjithë performanca.
Mikejla Nonaj ne skene 5 vjeçe (foto personale)
CMG: Keni lindur në Nju Jork. A ju merr malli për vendlindjen dhe çfarë ju rrëfejnë prindërit për Shqiperinë?
Mikejla Nonaj: Unë nuk kam lindur në Shqiperi, por kjo nuk më ka penguar që ta dua këtë vend. Të parët e mi më flasin shumë për Shqiperinë si një vend i ngrohtë, i cili ka rritur njerëz të mirë dhe bujarë.
Duke marrë shkas nga historia ime familjare, gjyshërit e mi, prindërit dhe shumë të tjerë, kanë kaluar vështirësi të mëdha ne jeten e tyre . Kanë qenë këto kushte dhe rrethana të cilat i shtynë ata për t'u larguar nga vendi . Fakti që ikën nga Shqiperia nuk do të thotë që ata nuk e duan këtë vend. Ndaj dashuria mbetet njësoj , siç e duan ata tokën e tyre e dua edhe unë, ndonëse nuk kam jetuar atje.
Mikejla Nonaj ( foto personale)
CMG: Kthehemi tek muzika, cili ka qenë personi, apo edhe njerëzit që ju kanë shtyrë që të merreni me muzikë?
Mikejla Nonaj: Kanë qenë fillimisht dajat e mi, të cilët kanë insistuar që unë të futem në kursin e muzikës.
E cilësoj si një meritë e dajës dhe një mundësi që unë të eci më pas në sajë të talentit tim. Duhet të jenë disa njerëz që të shtyjnë për të zbuluar më tepër nga vetja .
Unë e kam zbuluar zërin që në vogëli, por aftësinë për të kënduar me kalimin e kohës. Absolutisht që falenderoj edhe mësuesit, të cilët kanë bërë një punë të madhe me mua .
CMG: Jeni dhe një valltare shumë e zonja, ku i keni mësuar vallet tona?
Mikejla Nonaj: Nuk ka si vallet tona tradicionale ! Janë tepër të bukura. Janë një formë për të kuptuar se çfarë vlerash kemi ne si komb. Kam nisur për të kërcyer për qejf fillimisht dhe ende dhe sot kërcimi mbetet një pasion i bukur. Shumicën e valleve shqiptare i njoh dhe jam e lumtur për këtë .
Mikejla Nonaj ( foto personale)
CMG: Cila është kënga e pare që keni kënduar ?
Mikelja Nona: Më kujtohet kur kam qenë ende 5vjeç dhe kam kënduar këngën e Gezim Nikës, "Shqipëri, o Nëna ime", ka qenë një këngë tepër e ndjerë për mua . Të këndosh 5- vjeç një këngë shumë e rëndësishme dhe të jep përgjegjësi dhe ndërgjegjësim.
CMG: Një mbështetje të madhe keni marrë edhe nga këngëtarja, Aurela Gaçe. Si ndiheni për këtë ?
Mikelja Nonaj: Aurela Gace është një këngëtare e madhe e muzikës së lehtë dhe kjo për mua është një kënaqësi dhe nder shumë i madh që të më ngjisë në skenë dhe të më afrojë mikrofonin që unë të këndoj, për të treguar tek audienca zërin tim Nuk e ka bërë këtë gjë vetëm në Shqipëri, por edhe në koncerte jashtë Shqipërisë. Ndihem e lumtur që më ka dhënë një mbështetje të tillë.
Mikejla Nonaj( foto personale)
CMG: "Kceni more çika", kënga juaj a ka marrë audiencën e duhur ?
Mikejla Nonaj: Ka marrë audiencën e duhur dhe ka bërë të vegjël dhe të rritur të këërcejnë me të. Jam e lumtur që ka marrë këtë lloj vëmendje dhe popullariteti. Edhe njëherë vërtetohet fakti që muzika popullore është trashëgimi e jona dhe tepër e rëndësishme.
Tashmë kënga është edhe në kanalin YouTube, çka e bën të mundur aksesin për ta dëgjuar, por dhe shumë këngë të tjera që planifikoj të publikoj.
Intervistoi: Megi Latifi