Foto nga CFP
Bashkimi Evropian njoftoi se mbi 81 mijë hektarë ishin djegur në zonën verilindore të Greqisë, duke e cilësuar atë si zjarrin më të madh që nga fillimi i regjistrimit të zjarreve në vitin 2000 nga Sitemi Evropian i Informimit për Zjarret në Pyje .
Zjarret në pjesën verilindore të Greqisë, që vazhdojnë prej 11 ditësh, kanë shkatërruar një zonë që është më e madhe se qyteti i Nju Jorkut, tha të martën Shërbimi për Ndryshimet Klimatike Corpernicus i Bashkimit Evropian.
Shërbimi Copernicus shkroi në rrjetin social X se zjarret kanë djegur një sipërfaqe prej të paktën 808 kilometrash katrorë. Qyteti i Nju Jorkut shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 778 kilometrash katrorë.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën. Shumica e viktimave besohet se janë migrantë që përpiqeshin të kalonin nëpër male nga Turqia, për të shmangur policinë.