Kina aktivizoi përgjigjen emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në zonat jugore
2023-08-31 14:49:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Burimeve Ujore aktivizoi të mërkurën një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në gjashtë rajone të nivelit provincial në Kinën jugore, Fujian, Jiangxi, Hunan, Guangdong, Guangxi dhe Hainan.

Gjithashtu, ministria dërgoi dy grupe pune në Fujian dhe Guangdong për të ndihmuar parandalimin e përmbytjeve, shkruan “Xinhua”.

Tajfuni “Saola”, i nënti i këtij viti, pritet të sjellë rrebeshe të mëdha në zona të gjera jugore nga e enjtja deri të shtunën, bëri të ditur ministria.

Nivelet e ujit të disa lumenjve në pellgun e lumit Pearl, pellgun e lumit Yangtze dhe pellgun e liqenit Taihu pritet të rriten me rreziqe përmbytjesh.

Qendra Kombëtare Meteorologjike njoftoi se tajfuni ka të ngjarë të bjerë në tokë diku në bregdet brenda një zone që shtrihet nga Guangdongi lindor në Fujian jugor gjatë ditës së premte, ose mund të lëvizë në jugperëndim nga bregu lindor i Guangdong. (Elona)