Çmimi i mishit të derrit në Kinë shënoi ulje javën e kaluar
2023-08-31 14:34:51
Foto nga CFP
Çmimi i mishit të derrit në Kinë regjistroi rënie në bazë javore javën e kaluar, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, cituar nga “Xinhua”.
Gjatë kësaj periudhe, çmimi mesatar i mishit të derrit ishte 22.04 juanë (rreth 3.07 dollarë amerikanë) për kilogram, 1.7 për qind më i ulët nga një javë më parë.
Kërkesa për mish derri u tkurr gjatë javës së kaluar, duke çuar në çmime më të ulëta të mishit të derrit, sipas ministrisë.
Çmimi ishte 22.3 për qind më i ulët në bazë vjetore, sipas të dhënave. (Elona)
Lajmet Kryesore