Xi Jinping-u uron për 66-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë
2023-08-31 15:17:02

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazh mbretit malajzian, Sultan Abdullah ibni Sultan Ahmad Shah, për ta uruar për 66-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë.

Xi u shpreh në mesazh se gjatë 66 vjetëve pas shpalljes së pavarësisë, Malajzia ka pasur suksese të dukshme në ndërtimin e vendit dhe niveli i jetesës së popullit është ngritur vazhdimisht. Ndërmjet Kinës e Malajzisë ka miqësi tradicionale dhe marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Sivjet është 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis dy vendeve dhe vitin e ardhshëm do të kremtohet 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

"Dëshiroj të punoj së bashku me Mbretin Abdullah për të nxitur miqësinë tradicionale Kinë-Malajzi dhe ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta midis dy vendeve, duke u sjellë të dy popujve përfitime dhe duke dhënë kontribut më të madh për paqen, qëndrueshmërinë e lulëzimin rajonal," tha Xi Jinping-u.

Edhe kryeminstri kinez Li Qiang e ministri i Jashtëm Wang Yi u dërguan mesazhe urimi përkatësisht kryeministrit malajzian Anwar Ibrahim dhe ministrit të Jashtëm Zambry Abd Kadir për 66-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë. (Fani)