Xi vlerëson miqësinë kino-amerikane në një letër përgjigjeje ndajt nipit të gjeneralit Joseph Stilwell
2023-08-31 19:12:08

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj të martën një letre nga John Easterbrook, nipi i Joseph Stilwell, një ish-gjeneral amerikan që ndihmoi popullin kinez gjatë luftës së rezistencës  kundër agresionit japonez.

Në letër, Xi e falënderoi Easterbrook-un për rrëfimin e historive të shkëmbimeve miqësore të Stilwell-it dhe familjes së tij me Kinën për disa breza.

Presidenti gjithashtu vuri në dukje se në qytetin Chongqing të Kinës Jugperëndimore u mbajtën së fundmi veprimtari përkujtimore për 140-vjetorin e lindjes së Stilwell-it dhe shprehu kënaqësinë që miqësia kino-amerikane është përcjellë në brezin e pestë të familjes së tij. (Çang Çuo)