Eksperti Guçe: Fluksi turistik, impakt pozitiv te sipërmarrjet e vogla
2023-08-31 17:49:01

Gastronomi (gazeta in fokus)jpg

Gastronomi (gazeta in fokus)jpg

Ardhja e turistëve nga vende të ndryshme dhe shtrirja e turizmit në zona të ndryshme të Shqipërisë ka bërë që të ndjehet impakti i përfitimeve deri tek bizneset e vogla familjare.

Në një intervistë për Radio Ejani, Ekspert i Zhvillimit te SME-ve Daniel Guçe thotë se janë shumë nënsektorë që kanë lulëzuar.

“Patjetër që ka një impakt të madh tek sipërmarrjet përfshirë ato që quhen kategori mikro, që ne i kategorizojmë si sipërmarrje familjare apo të vetëpunësuar, por edhe tek sipërmarrjet e vogla. Lidhur me ato sipërmarrje që përfitojnë më shumë nga turizmi në Shqipëri, unë do t’i përfshija të tre nënsektorët, por ne synojmë të kemi turizëm gjithëvjetor dhe ai që ofron më mirë shërbimin apo për thithjen e turizmit të huaj është turizmi tematik, që përfshin një sërë formash specifike si agroturizmi, turizmi i eventeve, biznesit, turizmi kulturor ku është trashëgimia kulturore. Ndërkohë  në trashëgiminë kulturore përfshihen që nga arkeologjia, historia apo edhe tobjektet e kultit që janë unike në Shqipëri. Por nuk duhet lënë pa përmendur turizmi i gastronomisë apo ai shëndetësor siç janë ato të ujërave termale. Edhe pse nuk është qëllimi kryesor i vizitës turistike, arkeologjia apo trashëgimia kulturore që Shqipëria i ka si pika të forta si dhe  produkte unike, Shqipëria ngelet vend konkurrues në këtë drejtim.”- tha Guçe.

Daniel Guçe (Foto personale)

Daniel Guçe (Foto personale)

Është punuar për të patur turizëm gjithëvjetor dhe kjo e ka rritur gamën e bizneseve përfituese.

“Prandaj e veçoj që turizmi tematik, ndryshe nga turizmi natyror apo turizmi bregdetar, i ofron Shqipërisë mundësinë për të patur turizmin gjatë gjithë vitit. Për sa i përket bizneseve, përveç strukturave akomoduese apo restoranteve që janë përfituesit të drejtpërdrejtë në të tre nënsektorët e turizmit, një fluks të madh në rritje kanë patur edhe sipërmarrjet e kantinave të verës, por edhe fermave me karakter bujqësor apo blegtoral që janë në zonën e Kurveleshit, Përmetit, Ersekës apo dhe Korabit. Këtu përmendim dhe të punësuarit në guidat turistike që zhvillohen në hiking.”

Ksamili (Foto Business Magazine)

Ksamili (Foto Business Magazine)

Jehona në mediat ndërkombëtare ka bërë që te ndjehet një prezencë e lartë e turistëve  të huaj, që kalojnë pushimet në Shqipëri, edhe pse shifrat ende nuk janë të plota sepse sezoni vijon.

“Unë do të thoja se turizmi ngelet në sektorët prioritar të zhvillimit ekonomik dhe nga të dhënat vit pas viti dëshmohet një ngritje e turizmit si një ndër sektorët që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, në sipërmarrje apo ato që janë sipërmarrje familjare me kontribut direkt në produktin e brendshëm bruto me rreth 8.5%. Sipërmarrjet në fushën e turizmit janë përmirësuar në të tre nënsektorët: bregdetar, natyror dhe tematik. Për sa i përket shifrave jemi akoma në mes të sezonit dhe ky ka qene një vit që ka shënuar shifra rekord të turizmit të huaj në Shqipëri. Europa është burimi kryesor i turistëve që vijnë për të vizituar Shqipërinë, duke zënë mbi 90% të totalit të turizmit të huaj. Megjithatë së fundmi kemi turistë të cilët vijnë nga SHBA,, apo dhe Azia dhe veçanërisht nga Kina që kanë shënuar një interes domethënës në rritje.”

Sipërmarrjet e vogla në Gjirokastër (Foto Albanian Profile)

Sipërmarrjet e vogla në Gjirokastër (Foto Albanian Profile)

Teksa interesi është në rritje për të vizituar bukuritë natyrore shqiptare, kjo duhet parë si një mundësi e mirë për të rinjtë që të mendojnë hapje të bizneseve të reja pnë këto fusha potenciale.

“Shqipëria është vendi i mundësive, duke parë që ky vit ka ecur mirë nga fluksi i turistëve që kemi parë deri tani dhe presim fundin e vitit për të parë jo vetëm turizmin bregdetar, por çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit në Shqipëri. Duke parë një interes në rritje që është marketuar mirë dhe në revistat prestigjioze ndërkombëtare, Shqipëria do të jetë një vend që rritet nga vitit në vit  numri i vizitorëve. Të tre nënsektorët qoftë ai natyror, në turizëm apo tematik si dhe bregdetar kanë mundësi pafund për të rinjtë. Kjo jo vetëm në sipërmarrjet klasike siç janë strukturat akomoduese apo restorantet, guidat dhe operatorët turistikë, ku ka një ekosistem shumë të madh apo rezerva të mëdha për të krijuar sipërmarrje për të tërhequr turistët e huaj në Shqipëri.”

Turistë të huaj në Shqipëri (Foto Shqiptarja. com)

Turistë të huaj në Shqipëri (Foto Shqiptarja. com)

Eksperti i zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme Daniel Guçe ka edhe një mesazh për të rinjtë që ndodhen në emigrim.

“Është një mënyrë e mirë e vetëpunësimit në turizëm, por kemi shumë histori suksesi që e kanë nisur nga një turizëm familjar dhe sot kanë një xhiro që janë nga një sipërmarrje që ka qenë modeste, por kanë kaluar në nivelin e mesëm për sa i përket kapacitetit që kanë arritur për të tërhequr turistë të huaj. Prandaj ky vit me rekordin e shifrave të turistëve në Shqipëri është një mesazh për të rinjtë që jetojnë apo që kanë zgjedhur të emigrojnë për t’u rikthyer dhe për të investuar në vendin e tyre.”- shprehet eksperti Guçe.