Foto nga Taiwan.cn
Një zyrtar i lartë për çështjet e Tajvanit tha të mërkurën se rajoni i Tajvanit gjendet tani përpara zgjedhjes së rëndësishme midis paqes e luftës dhe midis lulëzimit e recesionit.
Song Tao, kreu i Zyrës së Punëve të Tajvanit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, i tha këto gjatë një takimi me Andrew Hsia, nënkryetarin e partisë së Kuomintangut Kinez (KMT), në qytetin Yuncheng të provincës Shanxi të Kinës Veriperëndimore.
Aktualisht, forcat separatiste për"pavarësinë e Tajvanit" po bashkëpunojnë me forcat e jashtme që të ndërmarrin veprime provokative për të ndarë vendin, çka dëmton interesat e bashkatdhetarëve tajvanezë dhe minon paqen e qëndrueshmërinë midis të dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, tha Song.
Sipas tij, pjesa kontinentale do të punojë me KMT-në dhe parti politike, organizata dhe individë nga të gjitha fushat e jetës në ishull mbi themelet e përbashkëta politike të respektimit të Konsensusit të vitit 1992 dhe kundërshtimit të "pavarësisë së Tajvanit", për t'i futur marrëdhëniet ndërmjet dy brigjeve përsëri në rrugën e duhur të zhvillimit paqësor dhe për të kontribuuar në rilindjen kombëtare.
Hsia tha nga ana e tij se, mbi bazën politike të mbështetjes së Konsensusit të vitit 1992 dhe kundërshtimit të "pavarësisë së Tajvanit", KMT-ja është e gatshme të vazhdojë forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me pjesën kontinentale dhe nxitjen e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve, me përfitime për bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës.