Kina lëshon alarmin e verdhë për fatkeqësitë gjeologjike
2023-08-31 14:52:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet kineze lëshuan të mërkurën një alarm të verdhë për fatkeqësitë e mundshme gjeologjike të shkaktuara nga reshjet e dendura në pjesë të Kinës jugperëndimore.

Ministria e Burimeve Natyrore dhe Administrata Meteorologjike e Kinës kanë paralajmëruar për rreziqet e fatkeqësive gjeologjike të shkaktuara nga shiu në pjesët perëndimore të Yunnan, shkruan “Xinhua”.

Banorët janë këshilluar të marrin masa paraprake, veçanërisht në zonat me rrezik të mundshëm.

Kina ka një sistem paralajmërimi me katër nivele, për fatkeqësitë gjeologjike, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Elona)