PMI-ja zyrtare e Kinës u rrit në gusht
2023-08-31 19:09:06

Foto nga VCG

Sektori i prodhimit i Kinës iu afrua rimëkëmbjes në gusht, pasi matësi kryesor u rrit për të tretin muaj radhazi, treguan të dhënat zyrtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës të enjten, treguesi i menaxherëve të blerjeve të sektorit kinez të prodhimit ishte 49.7 në gusht, 0.4 pikë treguesi më lart nga muaji i kaluar, duke shënuar rritje prej tre muajsh radhas.

Përtëritja tremujore e treguesit pasqyron prirjen e rimëkëmbjes së qëndrueshme të ekonomisë kineze, tha Cai Jin, nënkryetar i Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve.

Ndër 21 industritë e anketuara, 12 raportuan rritje në gusht, duke treguar përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së prodhimit, tha statisticieni i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Zhao Qinghe.

Nëntreguesi i porosive të reja u rrit për tre muaj rresht në 50.2, duke treguar rritjen e kërkesës në sektorin e prodhimit. Një ndryshim pozitiv ka pasur edhe treguesi i porosive të reja të eksportit, i cili i ka dhënë fund rënies pesë mujore radhazi.

Rritja e kërkesës tregon se shtysat e rritjes ekonomike janë forcuar më tej, tha Cai.(Çang Çuo)