Kryediplomati kinez ngushëllon për reshjet e shiut në Taxhikistan
2023-08-31 15:22:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi të mërkurën një mesazh ngushëllimi homologut të tij taxhikistanas Sirojiddin Muhriddin për viktimat e shumta nga reshjet e shiut në Taxhikistan.

"Reshjet e shiut në zonën Rudakin dhe qytetin Vahdat të provincës Sughd shkaktuan një numër të madh të vdekurish dhe të plagosurish. Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, dua të shpreh ngushëllime të thella për viktimat dhe simpatinë e sinqertë për të afërmit e tyre dhe banorët e prekur nga fatkeqësia," tha Wang Yi në mesazh. (Fani)