Qingdao, një qytet me hijeshi dhe mikpritje të pashoqe
2023-08-30 18:29:56

Amerikania Karen Anderson jeton dhe punon prej rreth 15 vjetësh në Qingdao, në provincën kineze Shandong. Ajo është shumë e kënaqur me jetesën në këtë qytet dhe e mrekulluar nga ndryshimet që kanë ndodhur ndër vite, pasi sipas saj qyteti ka vazhduar të rritet dhe të zgjerohet për të joshur markat dhe restorantet e reja që t'i bashkohen komunitetit.

Qingdao, një qytet me hijeshi dhe mikpritje të pashoqe

“Mirë se erdhe në Kinë!” ishte një përshëndetje që e dëgjoja shpesh gjatë muajit tim të parë në vend. Mbërrita në Kinë në të njëjtin muaj që filluan Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 dhe Qingdao gumëzhinte nga krenaria dhe mikpritja. Nga shoferët e taksive te nëpunësit e dyqaneve, rojet dhe shoferët e autobusëve, të gjithë kishin mësuar gjuhë të ndryshme në kuadër të eventit global. U ndjeva e mirëpritur dhe e sigurt në qytetin tim të ri.

Karen Anderson (majtas) pozon për një foto me shoqen e saj në një festë/China Daily

Natën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Pekin 2008, unë dhe miqtë e mi shkuam në një bar për të parë ceremoninë dhe për të shijuar ngjarjen me të tjerët. Nuk pashë një makinë në rrugë, të gjithë ishin fokusuar para televizorëve për të parë hapjen mahnitëse.

Ishte një moment krenarie për popullin kinez. Bota e vuri re. Ceremonia e hapjes së garave të lundrimit të Lojërave Olimpike 2008 në Qingdao ishte një spektakël i vërtetë. Unë dhe miqtë e mi u bashkuam me qindra mijëra njerëz në sheshin “4 Maji” për të festuar hapjen e Lojërave në Qingdao.

Mëngjeset fillonin duke kundruar lundërtarët që ushtroheshin jashtë kompleksit tim të apartamenteve dhe mbrëmjet i kaloja duke parë sportet e tjera që ndodhnin në të gjithë vendin.

Ishte një kohë e mrekullueshme për të jetuar në Qingdao dhe në Kinë.

Gjatë viteve të punës dhe jetesës në Qingdao kam parë shumë ndryshime.

Një nga më të dukshmit ishte ai që rreth Ekspozitës Ndërkombëtare të Hortikulturës në vitin 2014. Rrugët u transformuan, u mbollën mijëra pemë, ndarëset e trafikut u jetësuar nga bimësia e gjelbër, si dhe pati zona hortikulturore në vendet më të frekuentuara. Shumë prej nesh pyesnin veten se si qyteti ishte në gjendje të bënte kaq shumë në një hark kohor kaq të shkurtër. Autoritetet ishin të vendosur dhe të përqendruar dhe rezultati ishte befasues.

Karen Anderson (majtas) pozon për një foto me miqtë e saj në një qendër tregtare në Qingdao./China Daily

Qingdao ka qenë gjithmonë një qytet i bukur dhe pritja e këtij eventi vetëm sa e ka rritur hijeshinë e tij. Edhe një herë, Qingdao ishte një mikpritës i mirë dhe krenohej që ishte një qytet destinacioni i këtij eventi.

Në vitin 2018, në Qingdao u organizua Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Përgatitja intensive për të pritur disa krerë shtetesh ishte intensive dhe qyteti dhe vendi i takimit ishin të mrekullueshëm.

Pjesa e jashtme e ndërtesës sime u rikonstruktua, trafikndarëset në rrugë u gjelbëruan dhe u vendosën instalime arti shumëgjuhëshe. I gjithë qyteti ndryshoi pamje. Ndërtesat në qendër u bënë një skenë për të treguar histori me drita, fotografi dhe muzikë, diçka që të gjithë mund ta shijonin. Ishte një ngjarje që nuk do ta harroj kurrë.

Qyteti ka vazhduar të rritet dhe të zgjerohet për të joshur markat dhe restorantet e reja që t'i bashkohen komunitetit.

Festivali Ndërkombëtar i Birrës Qingdao ka qenë një ngjarje historike e cila u zhvendos nga bregu lindor i Qingdao-s në Zonën e Re të Bregut Perëndimor dhe lejoi më shumë njerëz të përjetojnë ngjarjen mahnitëse vjetore.

Mora pjesë me kënaqësi në Festivalin e Birrës në bregun lindor në vitin 2008 dhe në festivalin e bregut perëndimor gjatë këtij viti.

Vendi në Zonën e Re të Bregut Perëndimor, përkatësisht “Golden Beach Beer City”, ishte tepër i madh dhe i mbushur plot e përplot, për të kënaqur shijet e të gjithëve.

Gjatë qëndrimit tim në Qingdao kam parë shumë evente të organizuara në qytet, miliona vizitorë të vijnë në qytet nga e gjithë Kina dhe bota për të shijuar atë që ne që jetojmë këtu e dimë që është një vend fantastik. Por pjesa më e mirë e qytetit nuk janë thjesht eventet apo lokacionet. Ka një ritëm jete në qytet ndryshe nga çdo vend tjetër ku kam qenë. Nuk është e nxituar, por nuk është as e qetë.

Karen Anderson ecin përgjatë plazhit në Qingdao./China Daily

Njerëzit janë të sjellshëm, kureshtarë, të hapur dhe krenarë. Ata e kanë parë qytetin të transformohet me kalimin e viteve përmes inovacionit dhe organizimit të eventeve. Ata e duan vendlindjen e tyre dhe janë mikpritës të mirë për ata që vijnë në qytet për punë ose argëtim.

Qingdao është një vend që jam shumë mirënjohës që e quaj shtëpinë time këto 15 vitet e fundit dhe tashmë jam bërë unë ai personi që u thotë “Mirë se erdhe në Kinë!” gjithë të tjerëve.