Çaji i rooibos-it nga Afrika e Jugut shërbehet në mënyrë krijuese në Kinë
2023-08-30 19:22:30

Me aromën e shijen e vet bimore dhe ngjyrën e kuqe të thellë, ky është çaji i parapëlqyer i miliona afrikanojugorëve. I shijuar dhe i mirëpritur në tryezat e shtëpive, takimet në zyra dhe kafenetë në tërë vendin, çaji i rooibos-it (një bimë që rritet në Afrikën e Jugut, emri i së cilës ka kuptimin "shkurrja e kuqe") ka gjetur rrugën e vet drejt Kinës, ku po shërbehet në mënyrë krijuese.

 CGTN

Një pije e nxehtë në BigSmall Coffee e bërë me espresso rooibos si një alternativë ndaj kafesë./CGTN

Kieran Steyn van Zyl, përfaqësuesi i degës së kompanisë "Rooibos" në Kinë, tha se afro 200 tonë rooibos shkojnë në Kinë çdo vit.

"Kërkesa është rritur kohët e fundit, por ne kemi ende shumë potenciale të pashfrytëzuara. Ne filluam me rreth 30 tonë në vit më 2018," tha ai.

Ky çaj është cilësuar si një pije pa kafeinë dhe konsumohet më shumë prej atyre që kërkojnë një alternativë për kafen. 

"Klientët tanë janë kryesisht individë që kujdesen për shëndetin, si dhe ata që u pëlqen shija e çajit, por janë të ndjeshëm ndaj kafeinës. Të moshuarit dhe fëmijët mund të pinë gjithashtu rooibos pa asnjë rrezik, prandaj ky është një çaj  shumë i mirë për ta pirë e tërë familja," shprehet Van Zyl.

Zhang Yipeng, kryeekzekutivi i markës së pijeve "Smash a Cup" dhe i kafeneve "BigSmall", e pranon këtë opinion.

"Çaji i rooibos-it nuk ka kafeinë, kjo është arsyeja kryesore përse e shesim në Kinë. Arsyet e tjera janë se njerëzit e pëlqejnë këtë shije dhe kjo është një zgjedhje e shëndetshme, gjë që ka gjithashtu rëndësi," tha ai.

 CGTN

Zona Clanwilliam e Provincës së Kepit Perëndimor, Afrika e Jugut, është një qendër kryesore për kultivimin e rooibos./CGTN

Një numër kafenesh në lindje të Pekini shërbejnë rooibos, të gjitha në mënyrën e veçantë të tyre.

Kjo kafene buzë rrugës ka tre pije rooibos-i në seksionin e menusë "pa kafeinë": pijet rooibos-i me shije origjinale, shkurre mjalti, jasemin dhe agrume; një "kapuçino" e nxehtë ose të ftohtë, dhe një latte rooibos-i me arrë kokosi e nxehtë ose e ftohtë.

Si pijet matcha të njohura në Kinë, kapuçino e akullt dukej si "homologia" e vet kafe. Ai shërbehej në një gotë të gjatë dhe të mbushur me kuba akulli, mjaft të mirëpritur në një mesditë vere të vonë të ngrohtë. Një kamariere përmendi se pija duhej trazuar me pipë për të çliruar shijet. Ajo përmbante qumësht dhe kishte shijen bimore të rooibos-it.

Duke përdorur rooibos dhe ekspres rooibos-i për të bërë pijet, Zhang tha se pije të reja shtohen në mënyrë të rregullt në menunë e tyre. 

"Punojmë në një bazë të rregullt për ta rinovuar menunë tonë në kafene. Normalisht ne e bëjmë këtë dy herë në vit. Po përpiqemi me shumë mënyra për ta bërë rooibos-in një pije popullore. Deri tani kemi krijuar kapuçino, smoothie rooibos-i me kajsi dhe verë aromatike rooibos-i," rrëfeu ai.

 CGTN

Çaji i limonit Rooibos shërbehet në Seesaw Coffee/CGTN

Ndalesa tjetër ishte "Seesaw", një zinxhir kafenesh në mbarë Kinën. Seksioni i menusë së tyre "pije jo kafe" përfshin "çajin e limonit rooibos" si një zgjedhje, që shërbehet i nxehtë ose i ftohtë.

Versioni i ftohtë shërbehet në një filxhan të mbushur pothuajse deri në buzë me lëngun e kuq të dallueshëm, akull dhe plot feta limoni. Pija ka një masë të mirë shijeje rooibos-i, por mund të kishte më pak akull dhe më shumë lëng. Kjo mund të arrihet duke e lënë të shkrihet pak para se të pihet.

"Ekspresi i rooibos-it mund të gjendet në një mori kafesh në mbarë vendin, dhe duhet të bëhet më i preferuar teksa njerëzit synojnë alternativa pa kafeinë,"tha Van Zyl.

"Rooibos-i po ecën shumë mirë në sektorin e kafes, me ekspresin e rooibos-it dhe përzierjen rooibos-kafe që po bëhen mjaft të pëlqyera nga adhuruesit e pijeve. Tregu në internet i rooibos-it është rritur në mënyrë të qëndrueshme, prandaj ka edhe një sasi të mirë rooibos-i që konsumohet në shtëpi,"shtoi ai.

 CGTN

 një pije rooibos-i me frutë pasioni shërbehet në theATRE Cafe Cafe/CGTN

Në "theATRE Cafe", një kafene e nivelit të lartë që shërben çajra dhe ëmbëlsira speciale, mund të gjeni rooibos origjinal në menu, në filxhan ose tenxhere, dhe një pije rooibos-i me frutë pasioni të shërbyer të ngrohtë.

E mbushur me shije frutash, pija e rooibos-it me frutë pasioni  ka një efekt qetësues. Ajo ka pak shkumë dhe copa frutash që notojnë në të. Gota moderne me pamjen e saj si provëz ju tërheq drejt pijes eksperimentale që gjendet brenda. Është më mirë të pihet në temperaturë të ngrohtë, duke ofruar një mundësi për ta parë botën të zhytur në shijen e saj të këndshme.

"Në vend që t'ua shisnim përbërësit drejtpërdrejt bizneseve, kemi krijuar produkte që i përshtaten shijes kineze. Shembujt më të mirë janë produktet që janë të përziera në sektorin e çajit të qumështit. Ato kanë të shtuara bimë dhe fruta për ta bërë rooibos-in me një shije të veçantë. Në Japoni e pëlqejnë ta konsumojnë pijen e rooibos-it drejtpërdrejt, por në Kinë duan ta përziejnë me gjëra të tjera," vuri në dukje Van Zyl.