Ditët e fundit, qeveria japoneze filloi lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në det, gjë që shkaktoi kundërshtimin e ashpër të bashkësisë ndërkombëtare. Shaun Burnie, ekspert i çështjeve bërthamore në zyrën e organizatës së mbrojtjes së mjedisit "Greenpeace" në Japoni, u shpreh se kjo tregon që Japonia nuk vë në plan të parë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për interesat e industrisë së energjisë bërthamore, Japonia zgjedh të ndotë detin, në vend që ta trajtojë ujin e ndotur bërthamor në një mënyrë që mbron mjedisin.
Në histori, Japonia ka pësuar sulmin e armëve bërthamore dhe një artist japonez krijoi imazhin e "Godzilla"-s, një përbindësh që ka pësuar mutacion, për t'u kujtuar njerëzve fatkeqësinë bërthamore. Sot Japonia hedh ujin e ndotur bërthamor në oqean, duke kërcënuar mjedisin detar dhe shëndetin e njerëzve. Veprimi i Japonisë ka ekspozuar plotësisht natyrën e saj të shpërfilljes së interesave publike ndërkombëtare për interesat vetjake.