Forumi i Inovacionit Pujiang do të mbahet në Shangai
2023-08-30 10:59:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi në një konferencë shtypi se Forumi i Inovacionit Pujiang do të mbahet në Shangai nga 9 deri më 11 shtator.

Forumi, me temë “Ekosistemi i hapur i inovacionit: Inovacioni për lidhjen globale”, do të fokusohet te bashkëpunimi ndërkombëtar në shkencë dhe teknologji dhe do të nxjerrë përditësime mbi Reaktorin Eksperimental Ndërkombëtar Termonuklear (ITER), si dhe bashkëpunimin global për avionët, shkruan “Xinhua”.

Gjatë këtij eventi do të mbahen edhe nëntë forume speciale dhe dy seminare tematike. Mbi 200 pjesëmarrës nga rreth 30 vende dhe rajone janë ftuar të flasin në forum.

Në forum do të diskutohen shkenca e trurit, fizika kufitare, shkencat e jetës, teknologjia me karbon të ulët, nanoteknologjia e robotika dhe rezultatet pritet të publikohen në një raport mbi një indeks të qendrave globale të inovacionit.

I inicuar në vitin 2008, Forumi i Inovacionit Pujiang është një ngjarje vjetore e organizuar nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe qeveria komunale e Shangait. Vendi i ftuar i nderit këtë vit është Brazili. (Irma)