Foto nga CFP
Sipas një studimi, ku janë inspektuar 2234 resorte në 28 vende evropiane, ndryshimet klimaterike kërcënojnë të ardhmen e vendpushimeve të skive në Evropë.
Studimi tregon se edhe sistemet e prodhimit të dëborës do të jenë në gjendje të kompensojnë vetëm pjesërisht mungesën e borës natyrore ndërsa Toka ngrohet, përcjell “ATSH”.
Rreth gjysma e të gjitha vendpushimeve evropiane të skive do të përballeshin me rreziqe të larta të mungesës së borës nëse ngrohja globale shkakton rritjen e temperaturave mesatare globale me 2 gradë Celsius.
Në një skenar me një rritje të temperaturës prej 3 gradë Celsius gjatë këtij shekulli, 91% e vendpushimeve evropiane të skive do të rrezikonin të kishin pak borë për sportet dimërore.
Nëse ngrohja globale arrin 4 gradë, pothuajse të gjitha vendpushimet e skive në kontinent do të rrezikonin mungesë dëbore. (Irma)