Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 250 mln dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës
2023-08-30 15:04:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pakoja e re përfshin pajisjet për deminim, raketa të mbrojtjes kundërajrore, municion për artileri dhe sisteme raketore HIMARS dhe mbi tre milionë copa plumba për armë të lehta, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, transmeton Telegrafi.

SHBA-të ka dërguar mbi 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar edhe këtë muaj nga Kongresi, që të miratohet ndihma e radhës prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën.