Ndërmarrjet shtetërore në Kinë regjistruan rritje me rreth 4% të të ardhurave në janar-korrik
2023-08-30 11:17:47

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ndërmarrjet shtetërore në Kinë regjistruan rritje të të ardhurave dhe fitimeve në shtatë muajt e parë të vitit 2023, citon “Xinhua” të dhënat nga Ministria e Financave.

Të ardhurat arritën në 47.72 trilionë juanë (rreth 6.64 trilionë dollarë amerikanë), me një rritje prej 4.3 për qind në bazë vjetore, ndërsa fitimet arritën në 2.73 trilionë juanë, një rritje prej 3.9 për qind nga një vit më parë.

Kompanitë kanë paguar 3.44 trilionë juanë taksa dhe tarifa gjatë kësaj periudhe, me një rënie prej 2.9 për qind në bazë vjetore.

Sipas të dhënave, raporti aktiv-pasiv i ndërmarrjeve shtetërore ishte 64.7 për qind në fund të korrikut. (Irma)